Ministri i Turizmin, Blendi Klosi ka folur për heqjen e TVSH së jahteve Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” duke e cilësuar këtë jo favorizim të luksit, por krijimin e një ekonomie që në vendin tonë mungon.
Klosi tha se kjo industri mungon në vendin tonë dhe me lehtësimet fiskale i hapet mundësia bizneseve të investojnë këtu duke gjeneruar para dhe vende të reja punë që do i shërbejnë ekonomisë. Kjo nuk është politikë as e majtë dhe as e djathtë por është ekonomi tha Klosi.
“Debatin që bëni sot për jahtet e keni bërë për agro-turizmin, për hoteleritë dhe tashmë për industrinë e jahteve. Nuk ka asnjë humbje në buxhetin e shteti pasi kjo industri nuk ekziston tek ne.
Me këtë ne synojmë të ngremë këtë industri dhe të bëhemi konkret me fqinjët tanë. Na duhet një paketë lehtësirash fiskale në mënyrë që të Shqipëri të gjendet vend për ngritjen e një industrie të detit, që do të hapë vende të reja pune. Në Shqipëri kemi pothuajse zero për jahtet dhe punësimin në to.
Do të krijojmë një flotë me flamurin e saj me jahte që janë evropiane që kërkojnë të ç’doganohen në Shqipëri dhe për këtë duhet të ngremë një politikë të re për ngritjen e një industrie të re.
Me këtë projektligj që këtë vit do të marrim frytet e para të një ekonomie të munguar në Shqipëri. Kjo nuk është politikë as e majtë dhe as e djathtë por është ekonomi”, tha Klosi.
VIDEO https://youtu.be/2rpbjGZvT1c