Policia Bashkiake Sarandë ka konstatuar sot dy raste të zënies së hapësirave publike në Sarandë. Konkretisht janë hequr dy mjete lundruese dhe një automjet i braktisur, të cilat ishin vendosur prej kohësh në dy hapësira publike.

Policia Bashkiake Sarandë nëpërmjet një publikimi në facebook u bën thirrje gjithë individëve dhe subjekteve, se parkimi i mjeteve në hapësira publike, qoftë si vendparkim apo për qëllime përfitimi është i paligjshëm.
Zënia e një hapësire publike duhet t’i nënshtrohet rregullores së miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak, apelon Policia Bashkiake Sarandë.
Please follow and like us: