Një 40-vjeçar shqiptar ka alarmuar autoritetet greke pasditen e të premtes pasi është denoncuar për kryerje të veprimeve të turpshme në publik.
Në Parkun KAPAPI në Athinë, burri shqiptar po shikonte një nënë 46-vjeçare me fëmijën e saj të mitur në një distancë prej më pak se tre metra, duke masturbuar. Sipas informacioneve, autori, pasi pa nënën me fëmijën e mitur të ulur në park, u afrua rreth tre metra, hoqi pantallonat dhe filloi të masturbohej dukshëm para tyre.
Gruaja, e frikësuar, filloi të bërtiste dhe të thërriste për ndihmë, duke e mbajtur fort fëmijën dhe duke i mbuluar sytë.
Shqiptari, duke parë reagimin e nënës filloi të vraponte drejt rrugës “Lakonos”, rreth dyqind metra nga vendi ku ai po masturbonte, ku u ndalua nga fqinjët.
Menjëherë pasi qytetarët e zonës e mobilizuan, ata thirrën policinë, ku arrestuan 40-vjeçarin.