Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku ish-futbollisti Fredi Mërkuri ka humbur jetën teksa po luhej ndeshja miqësore e veteranëve mes ekipit të Butrintit dhe një ekipi me ish-futbollistë shqiptarë të aktivizuar në Greqi.62-vjeçari i cili ishte portier, në një moment gjatë lojës nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në fushë.

Menjëherë është afruar ndihma e shpejtë dhe është bërë transportimi i tij drejt spitalit, por fatkeqësisht Fredi Mërkuri ka ndërruar jetë.  

Fredi Mërkuri është konsideruar si ikonat e klubit të Butrintit në Sarandë, ndërsa përveç si futbollist ai e vazhdoi pasionin e tij për këtë sport, duke trajneruar të rinjtë.

Please follow and like us:
fb-share-icon