Ka humbur betejën me Covid-19 mjeku nga Saranda Ilirjan Draçi.
Lajmi bëhet publik nga ministrja Manastirliu, e cila shkruan:
Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.
E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.
U prehsh në paqe dr. Draçi😢
Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë! – shkruan Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu