Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 43-vjeçari shqiptar në zonën e Polichnitos në Lesvos të Greqisë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Sipas Protothemës, 43-vjeçari shqiptar ishte duke ecur me shpejtësi të madhe me makinën e tij e cila për arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur fortë te një pemë.
Ashpërsia e përplasjes ka qenë aq e madhe sa pema është futur deri në sediljet e pasme të mjetit e cila është kthyer në një masë pa formë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë nxjerrë 43-vjeçarin pa ndjenja, më pas ai u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Polichnitos, ku zyrtarisht u konstatua i vdekur. Trupi i tij më pas është dërguar në Spitalin e Mitilinës ku do të kryhet autopsia.