Humbin jetën 8 të rinj, asfiksohen gjatë festës së ndërrimit të viteve (VIDEO)

Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës, duke festuar ardhjen e Vitit të Ri.

Komisioneri rajonal i policisë Milan Galic tha se viktimat ishin 4 djem dhe 4 vajza nga mosha 18-20 vjeç.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliç, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

Komuna e Posusjes, ku ndodhet fshati, vajtoi humbjen e tetë të rinjve duke mbyllur të gjitha kafenet dhe restorantet për të nderuar viktimat.

 Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, u shprehën ngushëllime familjarëve

VIDEO https://youtu.be/tXaSYz2IJ-c

Please follow and like us:
fb-share-icon