I dehur në timon, sot radha e një 31-vjeçari për t’u prangosur nga Policia

Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 31 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon