SARANDA NEWS

spot_img

I dyshuar në trafikimin e 2.5 ton kanabis, arrestohet nga policia

 

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas punës së pandërprerë për monitorimin dhe zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Në kuadër të procedimit penal nr. 12 të vitit 2017, shërbimet e seksionit të narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

A. C., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial