Një fëmijë 3-vjeç në Durrës është përplasur nga një makinë rreth orës 17:40 pasditen e kësaj të shtune teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”. Burime nga vendi i ngjarjes thonë se fëmija ishe larguar me vrap nga një lokal në të cilët ndodheshin prindërit, dhe nën mungesën e vëmendjes së tyre, fëmija vrapoi në drejtim të rrugës.
Mjeti i cili përplasi të miturin drejtohej nga një 43-vjeçar me iniciale R.B, i cili bëri dhe manovra për të shmangur goditjen. Pas këtij aksidentit, i mituri u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.