Një djalë shtatë vjeç është në kujdes intensiv duke luftuar me një sëmundje të rrallë që mendohet të jetë e lidhur me Covid-19.
Gjashtë javë pasi Logan Walsh pasi u infektua me Covid-19 ai u diagnostikua me Sindromën Inflamatore të Shumë Sistemit Pediatrik (PIMS-TS). Sipas mediave të huaja, për shkak të sindromës gjendja e tij shëndetësore ndryshon herë pas here ndërkohë që lëkura i bëhet me flluska dhe rrahjet e zemrës rriten.
Sipas Kolegjit Mbretëror të Shëndetit të Fëmijëve dhe Pediatrisë, “PIMS_TS “është shumë e rrallë dhe se kjo sëmundje mund të çojë deri në vdekje. Nëna Jessica Walsh, 43-vjeçe, dhe Logan, u infektuan me Covid-19 në nëntor. I vogli fillimisht nuk kishte shfaqur asnjë shenjë as të virusit dhe as të sindromës.
Por gjashtë javë më vonë, Jessica u detyrua të thërriste shërbimet e urgjencës pasi Logan filloi të vjella dhe kishte shumë ethe. Pas konsultimit me mjekun e familjes, u mor vendimi për të thirrur një ambulancë. Aktualisht i vogli ndodhet në sptal ndërkohë që ende nuk është dhënë një kurë e caktuar për të.