Tre shtetas janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë marrë peng një 22-vjeçar që i kishte mashtruar për shitjen e një makine.
Ngjarja ka ndodhur në Kavajë dhe të arrestuarit janë, dy vëllezërit Kristi Dilo 32-vjeç, Enea Dilo 34-vjeç dhe shoku i tyre 25-vjeçari Renaldo Shala. Ky i fundit thuhet se është mashtruar nga 22-vjeçari Xhuljano Diko i cili i ka shitur një makinë 4000 euro që e kishte marrë me qira nga vëllezërit Dilo.
Personat e lartpërmendur kanë rrëmbyer dhe futur në një makinë 22-vjeçarin Diko dhe e kanë dhunuar.
Pas zbardhjes së ngjarjes, falë kamerave të sigurisë nga një biznes ku ndodhi rrëmbimi, policia ka arrestuar edhe 22-vjeçarin Xhuljano Diko pasi akuzohet për mashtrim.