Nuk ka qetësi! Të shtëna edhe në Vlorë. Një person i plagosur paraqitet në spital. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i cili është qëlluar me armë zjarri në të dyja këmbët. Ende nuk dihet identiteti i tij dhe as rrethanat e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Please follow and like us: