Biznesmeni Mikel Harizaj i ka shpëtuar një atentati për ekzekutimin e tij gjatë muajit gusht të këtij viti.
Burime bëjnë me dije se më 10 gusht në derën e biznesit të tij në zonën e Freskut, në rrugën “Ramazan Gaxhrri”, biznesmeni vërejti një sasi të vogël tritoli në derën e lokalit dhe menjëherë njoftoi policinë.
Por mesa Harizaj ka qenë shpesh objektiv i atentateve, edhe në Selitë në janar të këtij viti teksa lëvizte me makinë Harizaj i ka shpëtuar sërish një ekzekutimi. Ngjarje është ende e pazbardhur nga Policia e Tiranës.
Po kush është Mikel Harizaj:
42-vjeçari Harizaj rezulton të jetë pronar i një lokali dhe marketi në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet. Ai është me origjinë nga Selenica e Vlorës dhe rezulton emër i njohur për policinë dhe organet e drejtësisë. I arrestuar më herët pasi në vitin 2009, pas një sherri në një lokal në qytetin e Vlorës shkoi tek automjeti i tij mori një granatë dore dhe tentoi të vriste tre persona të tjerë.