Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugët e qytetit Ohajo, SHBA. Pamjet filmike të një kamera sigurie kapën momentin kur disa qytetarë ndihmuan policen e cila po përleshej fizikisht me një 64 vjeçar të cilin e kishte ndaluar për një kontroll rutinë dokumentesh.
Nga pamjet duket që policja e ndalon atë për një kontroll rutinë. Burri i identifikuar si David Koubeck, 64-vjeçar u ndalua pasi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara, raporton bestlifeonline.
Në një moment policja i kërkon të ulet por ai refuzon dhe kështu nisi sherri. Disa qytetarë i vijnë në ndihmë polices e cila arrin ti vërë prangat dhe thërret skuadrën në ndihmë.