Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit ka bllokuar një kompani e cila nxirrte inerte në mënyrë të paligjshme në afërsi të Farkullës në lumin Vjosë.
Kompania e merrte materialin nga shtrati i lumit dhe e grumbullonte në depozitat e saj e më pas transportonte inertet.
Gërryerja e shtratit të lumit ka pasoja afatgjatë në erozionin në zonë si dhe dëmtimin e këmbëve të urave në lumë për shkak të ndryshimit të shtratit. Vjosa ndërkohë është shpallur Park Kombëtar dhe çdo veprimtari ndërtuese mbi të është e ndaluar
Please follow and like us: