Ditën e sotme, si në të gjithë vendin, edhe në Sarandë janë zhvilluar votimet për zgjedhjen e delegatëve të Konventës së LSI dhe konfirmimit të Monika Kryemadhit në krye të kësaj force politike.
Kordinatori i LSI për Degën e Sarandës Ilir Hysi ka thënë se procesi i votimit ka vijuar dhe është mbyllur normalisht.
Duke folur për synimet e LSI në Sarandë, Ilir Hysi ka thënë se LSI që prej themelimit ka qenë një forcë vendimmarrëse në Sarandë dhe në vijim LSI do të mbetet si një forcë politike vendimmarrëse. /Saranda Web
Please follow and like us: