Ishte qëlluar me plumb, familjarët e gjetën në kanal teksa po shkonin në punë

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Report Tv mëson se familjarët e tij e gjetën në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë. Rastësisht ata kanë parë familjarin e tyre në kanal me një plagë plumbi në këmbë. Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhru gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

Sipas familjarëve të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës, Indrit Ndoj lëvizte gjithnjë me biçikletë gjë që i bën të mendojnë se ai mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është hedhur aty pasi biçikleta nuk është në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga ndonjë konflikt i çastit pasi i riu nuk raportohet të ketë konflikte apo hasmëri. E kaluara e tij lidhet ka zbuluar një arresim për trafik të emigrantëve të paligjshëm në shtator të vitit 2021.

Please follow and like us:
fb-share-icon