Iu shmang përplasjes me një varkë, jahti përplaset më shkëmbinjtë, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Një jaht rreth 21 metra përfundoi në shkëmbinjtë e Porto Cervo.

Si pasojë e përplasjes një person humbi jetën,  ndërsa 6 të tjerë  u plagosën. Viktima është një 63-vjeçar anglez, paraprakisht mendohet të jetë pronari i skafit. Ai fillimisht u gjet i gjallë, por pa ndjenja nga forcat e rojes bregdetare të Olbias dhe Porto Cervo, por vdiq menjëherë pas shpëtimit.

Nga 6 personat e plagosur, 2 janë në gjendje më të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti i ndodhur rreth orës 20:40 të 31 korriku, teksa grupi po lundronte përballë ishujve Li Nibani, mund të jetë shkaktuar nga manovra e papritur e kapitenit të jahtit për të shmangur përplasjen me një tjetër varkë.

Jahti është gjysmë i mbytur dhe rrënojat tashmë janë gjetur dhe tërhequr me rimorkiatorë në portin e Porto Cervo. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon