Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëhqjen. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, i cili mëson se Bala ka zyrtarizuar dorëheqjen.
“Për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë“, ka thënë Bala.
2 emrat e diskutuar për të marrë drejtimin janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goro dhe Fedi Beleri përfunduan në burg.
Himara mbetet sërish pa drejtues, ndërsa sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet.