Jepet ALARMI: Putin mund të presë kabllot e rrjetit me nëndetëse dhe të lërë Europën pa internet

Pas gazit, Putin mund të bllokojë gjithashtu edhe internetin , duke prerë kabllot e rrjetit dhe duke shkaktuar një ndërprerje të përgjithshme të shërbimeve të komunikimit në Evropë.

Ky paralajmërim ka ardhur nga ekspertë dhe analistë të njohur të cilët u shprehën se Rusia është e aftë të sulmojë infrastrukturën kritike të armiqve të saj.

Në të vërtetë sipas tyre kjo mund të jetë “arma”e re e Putinit kundër Perëndimit, për të thyer rezistencën pikërisht në ditët kur Moska feston aneksimin e territoreve të pushtuara ukrainase, raporton “The repubblica”.

Sipas një eksperti të strategjisë ushtarake të marinës amerikane, kabllot mund të sulmohen nga nëndetëset “gjuetar vrasëse” të Putinit , të ndërtuara posaçërisht për këtë detyrë.

Këto nëndetëse në fakt do të pajisen me krahë robotikë për të manipuluar ose për të prerë kabllot. Nëndetëset spiune Losharik transportohen nën një “anije nënë” të madhe nëndetëse (Belgorod) dhe janë ndërtuar për t’u fshehur në fundin e oqeanit.

Prerja e mjaftueshëm e kabllove të rrjetit Atlantik mund të shkaktojë kërdi në Evropë. Britania do të ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, tranzicionet financiare do të paralizoheshin dhe komunikimet ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe midis anëtarëve të NATO-s do të dëmtoheshin. Midis frikës së ekspertëve, gjithashtu se Rusia mund të përdorë kabllo për të vjedhur informacione të ndjeshme për çështjet e mbrojtjes.

Ndërkohë, NATO më herët njoftoi se se do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Aleatëve. Dhe ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser paralajmëroi liderët e Evropës Perëndimore se duhet të përgatiten për kërcënime ” të paimagjinueshme më parë”.

Please follow and like us:
fb-share-icon