Jorgo Goro do paguajë me paratë e taksapaguesve himariotë oligarkët e vendit që të pastrojnë resortet për oligarkët e tjerë të Shqipërisë

Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro do paguajë me paratë e taksapaguesve himariotë oligarkët e vendit që të pastrojnë resortet për oligarkët e tjerë të Shqipërisë.

Mbi 1,6 MLD LEKË pa TVSH është Fondi Limit i tenderit të pastrimit për plazhet e bashkisë Himarë, ku përfshihen Jala, Dhërmiu, Palasa, Borshi, e të gjithë fshatrat e tjerë ku oligarkët e famshëm dhe investitorët strategjikë kanë ndërtuar resortet e tyre.

Në këtë tender janë shpallur dy fitues, FUSHA shpk e Shkëlqim Fushës dhe Silvio Pastrime e Fiqiri Allmuçës. Përkatësisht secili ka përfituar nga fondi i bashkisë 1.6 MLD Lekë pa TVSH. Pra në total për Lotin 1 të këtij tenderi, Fusha dhe Allmuça kanë përfituar së bashku mbi 3,5 MLD LEKË pa TVSH.

Ky tender ka në përbërje edhe lote të tjerë për pastrimin e plazheve të tjera të vendit ku oligarkët kanë marrë toka nga shteti dhe kanë ndërtuar vilat e tyre luksoze.

JOQ ALBANIA

Please follow and like us:
fb-share-icon