Kalaja Trekendore e Vivarit, Butrint
Ndodhet në bregun jugor të Kanalit të Vivarit dhe njihet me këtë emër nga planimetria në formën e një trekëndëshi.
Në të tri këndet e saj janë ndërtuar kulla në formë rrethore ku ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë. Fazës së pare të ndërtimit (shek.13- të – 14-të) i përkasin vetëm muret e kalasë, gjurmët e disa ndërtimeve të brendshme si dhe frengjitë me mbulesë pllakash në formë çatie. Në një fazë të dytë u ndërtua kulla dykatëshe jugperëndimore.
Ndërkohë që dy kullat e tjera që për nga teknika e ndërtimit, forma dhe arkitektura e brendshme janë të njëjta, i përkasin një periudhe të tretë ndërtimi.
Periudhës së katërt të ndërtimit (shek.17-të – 18-të) i përkasin ambientet e brendshme të mbështetura në murin jugor dhe perëndimor. saranda news
Kalaja Trekendore e Vivarit, Butrint – VIDEO
https://www.youtube.com/watch?v=aC0QShguBoE&t=1s
Kjo video u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike