Kandidimi për kryetarin e Partisë Demokratike/ Rudina Hajdari merr vendimin

Rudina Hajdari nuk do të jetë një kandidate për kreun e Partisë Demokratike.

Ajo është e mendimit që ajo që kanë nevojë më së shumti demokratët është ekipi dhe jo individi, ndalur këtu te Sali Berisha.

Rudina Hajdari nuk do të jetë një kandidate për kreun e Partisë Demokratike. Ish-deputetja është e mendimit që ajo që kanë nevojë më së shumti demokratët është ekipi dhe jo individi, ndalur këtu te Sali Berisha. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Hajdari nuk doli kundër kandidimit të Berishës edhe pse i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA, megjithatë theksoi se qëndrimi i saj ndaj ish-kryeministrit, nuk ka ndryshuar.

“Nuk ka ndryshuar qasja ime ndaj Sali Berishës. unë kam qenë në çdo lloj sheshi të Shqipërisë, ndërsa Bardhi më tha nuk ke qenë anëtarë të PD. Ku Basha dha dorëheqjen, unë e mendova si të rëndësishme rikthimin për t’u siguruar, që PD të ripërtërihet. Ka një proces që janë punët e brendshme të parimeve, nuk kanë ndryshuar qëndrimet e mia, po brenda një familjeje në mënyrë që kjo ringritje të ndodh, themeli të ecë aty, të bëhet një organizim transparentë. Janë po të njëjtët individë që japin të njëjtat oferta, hajde brenda një partie, bëjmë një model sa i përket zgjedhjes së strukturave të kryetarit të PD, duke ia lënë anëtarësisë, nuk mund të ndalosh dikë që të kandidojë për kreun e PD, duke qenë se zgjedhjet e 6 marsit tregoi fuqinë e tij. Nuk kandidoj, PD ka nevojë për ekip, jo për individ. Duhet të ketë një garë reale, nëse flasim për Berishën, t’u jepet kohë të gjithë kandidatëve që të jetë në kushte të barabarta dhe duhet t’i japim mjaftueshëm kohë të gjithë kandidatëve për t’u rilidhur, por në fund i mbetet në fund”, tha Hajdari.

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon