Kanosi një femër me mesazhe në Instagram, 34-vjeçarja përfundon në Prokurori

Policia njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen E. P., 34 vjeçe, banuese në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Kanosja”.

Referimi në Prokurori u krye pasi dyshohet se kjo shtetase ka kanosur, nëpërmjet mesazheve të dërguara në rrjetet sociale, shtetasen E. Ll;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon