KAPET DUKE TRANSPORTUAR 12 EMIGRANTË, ARRESTOHET 35-VJEÇARI NGA SARANDA – VIDEO

Policia njofton se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Bypass”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kaninë – Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. SARANDAWEB

Please follow and like us:
fb-share-icon