Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të Triportit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identetet e të përfshirëve, por paraprakisht mësohet se dy persona janë konfliktuar.
Sherri ka agravuar në përdorimin e armëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin. Autori i ngjarjes është kapur me armën e krimit në duar, teksa mundohej të largohej.
Policia njofton se numri i të shoqëruarve për plagosjen me armë zjarri, të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ka shkuar në dy. Ende nuk dihen identetet e tyre apo shkaku i ngjarjes, por pritet që të shoqëruarit, të merren në pyetje nga grupi hetimor. Dëshmia e tyre, do të zbardhë të dhëna të tjera.