Një tjetër plagosje në Durrës. Spiro Toli u plagos ditën e sotme nga kunati i tij, Festim Hoxha në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 15 në qytetin bregdetar. Shkak i plagosjes është bërë kërkesa për ndarje nga bashkëshortja e Tolit. Ky i fundit, dërgoi të shoqen në banesën e Hoxhës, në Sukth. Ai bëri të ditur se nuk e donte më të shoqen duke kërkuar divorcin. Kjo bëri që Hoxha të revoltohej dhe të plagoste me thikë kunatin. Aktualisht Toli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht po vijon puna për kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Plagosja e fundit në qytetin bregdetar u regjistrua ditën e djeshme, aty ku një person qëlloi me thikë vëllain e tij.