Thursday, November 21, 2024
spot_img

Kishte borxh lekët e mallit, e varën me kokë poshtë nga ura

Së pari u detyrua të hipte në makinën e tij, në sediljet e pasagjerit. Më pas, sapo arriti urën mbi Mella di Manerbio, e varën me kokë poshtë. E gjitha për ta detyruar që të shlyente sa më shpejt borxhet me njeriun që i shiti kokainën (gjithsej rreth 7000 euro). Kështu i ka ndodhur një 31-vjeçari në qershor të një viti më parë. I riu ishte gjetur nga karabinierët teksa endej në gjendje jo të mirë emocionale në breg të lumit, me plagë të dukshme në duar dhe në këmbë. Më pas, ai u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Episodi nisi një hetim të gjatë, i cili i dha fund një tregëtie të lulëzuar dhe fitimprurëse kokaine në Manerbio. Në orët e fundit janë marrë masat paraprake: 5 persona kanë përfunduar në pranga, ata janë: Eduardo Fertillo, 67 vjeç nga Campania dhe banues në Manerbio; të djalit 29-vjeçar Raffaele; 31-vjeçar shqiptar Klejvis Mehemeti;  64-vjeçarja Marina Frollani dhe 49-vjeçarja Chiara Galli.

I pari që përfundoi në syrin e hetuesve ishte Eduardo Fertillo: karabinierët mbërritën tek ai ndërkohë që po hetonin për të gjetur rrëmbyesin e 31-vjeçarit.

“A je në shtëpi, të pimë një kafe?”

Duke përgjuar telefonatat, duke ndjekur lëvizjet e tij dhe duke dëgjuar bisedat e regjistruara, karabinierët mblodhën të dhëna të shumta dhe dokumentuan shitje të ndryshme për konsumatorët në Manerbio dhe vendet fqinje. Telefoni i burrit binte vazhdimisht. Kërkesat e bëra nga secili prej tyre ishin të ngjashme: ndonjëherë në mënyrë eksplicite, të tjera më të koduara. Për disa ka mjaftuar të kërkonin një kafe për ta pritur në shtëpinë e 67-vjeçarit dhe të dilnin me kokainë.

“A je në shtëpi, të pimë një kafe?”,-ishte kodi për t’u furnizuar.

Ranë në sy edhe takimet me Marina Frollanin: pasi edhe ajo do të kishte blerë doza të shumta pluhuri të bardhë nga Eduardo Fertillo, disa të paguara edhe me paratë e të ardhurave të kokainës. Gruaja, gjithashtu nga shtëpia në Manerbio, vazhdonte aktivitetin e saj të trafikut të drogës, pavarësisht se ishte në arrest shtëpie, pikërisht për një dënim të mëparshëm prej 2 vjet e 8 muaj burg për posedim të paligjshëm të kokainës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- REKLAMA -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial