Kishte shkuar në manastir, por pësoi probleme shëndetësore, Policia e Livadhjasë i shpëton jetën

Mesditën e sotme policia e Sarandes është njoftuar se ne malin e Milesë te manastiri i Shën Marinës ka ngelur në mal një 45 vjeç-vjeçare nga fshati Çiflik i Konispolit me banim në Athinë.

Kjo shtetase për shkak të terrenit të thyer dhe temperaturave të larta ka pësuar lodhje dhe probleme të tjera shendetsore. Efektivët e Policisë Livadhja kanë shkuar në vendin ku ndodhej e bllokuara në mal.

Në ndihmë kanë ardhur dhe sherbimet MKZ Finiq dhe banorë të zonës dhe kanë berë të mundur zbritjen e të sëmurës deri te ambulanca ku ka marrë dhe ndihmë të specializuar mjeksore.

Please follow and like us:
fb-share-icon