Klodian Kondi largohet nga Saranda, 18 muaj sukses në krye të Policisë

Klodian Kondi largohet nga Saranda, 18 muaj sukses në krye të Policisë

Shefi i Komisariatit të Sarandës Klodian Kondi ka lënë detyrën për t’u emëruar Shef i Komisariatit të Pogradecit. Në vend të Kondit, në Sarandë është emëruar Oltion Agolli, shef i Komisariatit të Pogradecit. Klodian Kondi mbajti detyrën e Shefit të Komisariatit të Sarandës për 1 vit e gjysëm prej korrikut 2021.

Ardhja e Klodian Kondi në krye të bluve të Sarandës i dha tjetër impakt forcës goditëse ndaj krimit ku brenda 6 muajve të parë u arrestuan mbi 100 shtetas për vepra të ndryshme penale, duke rritur zbulueshmërinë e vënë në pranga autorë të ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë edhe grabitje me armë.

Ngjarjet më të bujshme në Sarandë e të zbuluara nën drejtimin e Shefit të Komisariatit Klodian Kondi

Ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në Sarandë e të zbuluara nën drejtimin e Shefit të Komisariatit Klodian Kondi, mund të përmenden:

  • Grabitja me armë e noterit Thoma Kaçi, ku pas një pune profesionale drejtoi hetimet në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ku u kapën dhe u vunë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje.
  • Vjedhja e shumës prej 200 milionë lekë në Supermarket “Halo” në Sarandë, ku u arrit të bëhet dokumentimi i plotë ligjor dhe kapja e autorëve të cilët nuk lanë asnjë provë në vendin e ngjarjes ku ata morën veç lekët edhe pajisjet DVR në këtë market.
  • Goditja e personave për armëmbajtje pa leje.
  • Goditja e personave që merreshin me krime ndaj pronës. Vjedhjet e banesave në qytet janë thuajse zero.
  • Zbulimi i menjëhershëm i djegies së zyrës noteriale të Aleko Anagnostit dhe i pengmarrjes së Gentian Omerit.
  • Goditja e krimeve mjedisore, vlen të përmendet se qyteti i Sarandës ka dalë nga njolla e zezë e ndërtimeve pa leje, kjo e bërë e ditur edhe nga Kryeministri, nën drejtimin e këtij Shefi Komisariati. Gjatë kohës që Komisariati i Sarandës është drejtuar nga Klodian Kondi janë finalizuar me sukses të plotë 35 operacione policore.Vlen të përmendet që zbulueshmëria e ngjarjeve gjatë analizës së Komisariatit Sarandë për vitin 2022 ka qenë 94.97 %.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon