Ballina Lajme Saranda News Lajme nga Saranda KLSH: ‘BUTRINTI’ ËSHTË KONCESION. AUDITUESIT ‘RRËZOJNË’ MINISTREN MARGARITI

KLSH: ‘BUTRINTI’ ËSHTË KONCESION. AUDITUESIT ‘RRËZOJNË’ MINISTREN MARGARITI

Teksa Ministrja Elva Margariti mundohet të shmang faktin se parku arkeologjik i Butrintit është dhënë me koncesion, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nxjerr zbuluar dhe përgënjeshtron ministren.

Sipas KLSH, Butrini është dhënë me koncesion dhe zotërohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Raporti, i KLSH, i publikuar vitin e kaluar, zbulon gjithashtu shkelje të mëdha ligjore në këtë koncesion.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi publikisht se Marrëveshja për Menaxhimin e Butrintit nga Fondacion Privat nuk ka asnjë të përbashkët me koncesionin. Një tjetër këndvështrim ka Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në Raportin mbi ‘Efektivitetin e Politikave për ruajtjen e parqeve arkeologjike’, të publikuar në Prill 2021, KLSH e konsideron Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim një koncesion.

Në një nga rekomandimet e Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet: ‘Bordi i Parkut Kombëtar Butrint dhe AADF, të cilit i është dhënë me koncesion shërbimi i biletarisë së Parkut, të vlerësojnë dhe të marrin masa për rritjen e numrit të sporteleve të biletarisë’. Diferenca mes termave ‘Marrëveshje’ dhe Koncesion’ është shumë e madhe.

 

Koncesioni është një kontratë me përfitime financiare për organizatën private, gjë të cilën ministrja Margiriti u mundua ta përjashtonte. Ky detaj nuk është e vetmja shkelje e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Marrëveshjen për Butrintin. Audituesit shtetërorë kanë konstatuar se Ministria e Kulturës, me propozimin e vetë, ka miratuar vendimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ‘Për Planin e Menaxhimit të Integruar të Parkut të Butrintit’, mbi të cilin më pas është nënshkruar Marrëveshja me Fondin Shqiptaro-Amerikan.

Por, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka vetëm funksione këshilluese dhe jo propozuese, referuar ligjit ‘Për trashëgiminë kulturore’. Pra, Plani i Menaxhimit të Butrintit është miratuar në shkelje të ligjit nga Ministria e Kulturës. Debati publik për Parkun e Butrintit nisi, pasi Ministria e Kulturës dorëzoi në Parlament kërkesën për miratimin e Marrëveshjes me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për menaxhimin e sitit arkeologjik për 10 vjet.

Fondacioni Privat pritet të investojë rreth 5 milionë dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së Parkut Arkeologjik. Nga ana tjetër, ky Fondacion do të menaxhojë të ardhurat nga shitja e biletave, të cilat mendohet se në 10 vitet e ardhshme mund të jetë shumë herë më të larta se investimi për mirëmbajtjen e Parkut.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial