Kompania DUKAT WATER kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë

LUFRA kompania me fabrikë në Lushnjë dhe Rrogozhinë dhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë po kërkon të punësojë një: Agjent Shitjesh  për kompaninë DUKAT WATER.  DUKAT WATER është një kompani e re e krijuar në vitin 2017, pjesë e një kompanie të konsoliduar prej mbi 27 vitesh në treg siç është Lufra.

Detyrat

  • Viziton rregullisht numrin e klientëve që i janë caktuar nga ana e Manaxherit dhe siguron një komunikim dhe shërbim të shkëlqyer ndaj klientit.
  • Përgjegjës për ndjekjen e procedurës së porosive, në përputhje me të gjitha udhëzimet e tregtimit të produktit.
  • Përgjegjës për dorëzimin e raporteve ditore të shitjeve duke përfshirë edhe kthimet e produkteve me komentet përkatëse.
  • Përgjegjës për marrjen në dorëzim të mallit kur ai del nga magazina, sigurohet që të plotësojë saktë dhe firmosë duhësisht të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
  • Përgjegjës për pajisjen me faturë të saktë Tatimore Shitje (faturë TVSH) të të gjithë klientëve të regjistruar me NIPT si edhe pajisjen me kupon fiskal kase kur shihet e nevojshme.
  • Kontrollon dhe verifikon ekskluzivitetin e frigoriferëve DUKAT duke njoftuar Manaxherin përkatës për rastet kur kjo nuk respektohet nga ana e klientit.

Kualifikimet

  • Të ketë Leje drejtimi Automjeti – kategoria B.
  • Eksperiencë pune të ngjashme ne shitje.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
  • Të jetë me banim në Sarande

Ju mund te aplikoni duke derguar CV tuaj ne emailin hr@lufra.al
– Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të telefonohen.

Please follow and like us:
fb-share-icon