Kristo Kauri: Në Sarandë fitoi mendimi i të babëziturve që ndërtojnë natën dhe hipotekojnë ditën.
Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar nga Bashkia Sarandë me “Të urtët e qytetit” në prag të hartimit të projekt-buxhetit 2023 specialisti i mjedisit është shprehur se në Sarandë deri më sot nuk ka fituar mendimi i specialistëve, por mendimi i të babëziturve që ndërtojnë natën dhe hipotekojnë ditën.
Duke u ndaluar se situata e gjelbërimit në Sarandë, Kristo Kauri ka kërkuar më shumë vëmendje ndaj gjelbërimit, pasi aktualisht në Sarandë gjelbërimi është vetëm 0.5 m² për banor.
Please follow and like us: