ISHUJT E KSAMILIT – KSAMIL – VIDEO

ISHUJT E KSAMILIT – KSAMIL

18 km në jug të Sarandës, Ksamili dhe Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.

Kanë një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit. Këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Megjithëse dora e njeriut nuk e ka kursyer duke e betonizuar në pjesën më të madhe të tij, sërish Ksamili ofron bukuri mahnitëse. Ishujt përballë tij e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.

ISHUJT E KSAMILIT – KSAMIL

Ishujt e Ksamilit gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Pak kilometra larg qytetit të Sarandës shpaloset një pamje mahnitëse e detit ngjyrë gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër e të dendur. Vetëm 2 km më larg ndodhet qyteti antik i Butrintit.

Kjo zonë është unikale dhe përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi distanca nga bregu është e shkurtër.


Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.

Ishujt e Ksamilit – KSAMIL Në wikipedia shkruhet:

Ksamili Ishujt e Ksamilit ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vogël që ndodhet në Bashkinë e Sarandës. Ishujt janë shumë pranë bregur dhe mund të arrihen me varka, por edhe duke notuar.  Ksamili, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve.

Zonat e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7,1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Vizitoni Ishujt në Ksamil

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon