Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik mbrëmjen e së enjtes së kaluar ku për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçare me profesion edukatore.
Mediat greke shkruajnë se e reja po kthehej nga festa e beqarisë, pasi pas dy ditësh, më 27 gusht kishte dasmën. Ajo u godit nga një motoçikletë, e cila drejtohej nga një 20-vjeçar shqiptar.
I riu e tërhoqi zvarrë deri në një vend dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. i riu u arrestua pak kohë më vonë.
Vajza fatkeqe u trajtua në spitalin e qytetit dhe ishte nën sedacion. Sipas informacioneve ai i është nënshtruar edhe operacionit. 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Please follow and like us: