Kthehen me përforcime për të vazhduar she,rrin në restorant – VIDEO

Një patrullë policie bllokoi një mjet në lëvizje në hyrje të shëtitores në Vlorë dhe shoqëroi një person. Report Tv dhe shqiptarja.com sjellin pamjet e operacionit në zonën e Skelës organizuar nga forcat Shqiponja dhe ato Operacionale rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Çfarë ka ndodhur? 
Një sherr mes një turisti italian dhe vajzës së tij në një lokal në zonën e Skelës ka sjellë dhe ndërhyrjen e policisë. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme  në hyrje të shëtitores në Vlorë.

Një shtetas Italian së bashku me vajzën e tij që ndodheshin për turizëm dentar së  bashku me një vlonjat kanë qenë për drekë tek një lokal në Lungomare. Ata janë konfliktuar me kamarierin dhe me një tjetër me grushta. Ndërkohë pasi janë larguar kanë ardhur sërish me makinë Range Rover me targa zvicerane me xhama të zinj. Stafi i restorantit ka lajmëruar policinë pasi kanë menduar se ata ishin kthyer me armë me vete.

Please follow and like us:
fb-share-icon