Kush është 39-vjeçari që vrau babë e bir, e më pas veten! Adoleshenti ishte i dashuruar me vajzën e tij

Report Tv ka siguruar foton e Fiqiri Mjeshtrit, i cili shkaktoi tragjedinë mesditën e sotme në Klos, duke vrarë babë e bir, përkatësisht Ilir dhe Kenado Shira. Më pas Fiqiri Mjeshtri 39-vjeç vrau veten, ndërsa vëllai i tij Besnik Mjeshtri është arrestuar nga policia.

Sipas burimeve,17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e autorit Fiqiri Mjeshtri, por ai e kundwrshtonte lidhjen e tyre. Ky i fundit kishte shkuar në lokal për të sqaruar situatën, por në debat e sipër ka qëlluar me armë babë e bir. Dy të plagosurit e tjerë Renato dhe Eglantin Hasula kanë lidhje shoqërore e Fiqiriut dhe ndodheshin në të njëjtën tavolinë. Ata u qëlluan nga pakujdesia.

Ka përfunduar me një bilanc tragjik një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Klosit. 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit Klos. Dyshohet se fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, bëjnë me dije burime për Report Tv, ndërsa kanë shkuar në një lokal për tu sqaruar bashkë me prindërit e tyre. Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë Liri e Kenado Shira 46 e 17 vjeç, babë e bir si dhe të plagosur Eglantin e Renato Hasula. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë.

Please follow and like us:
fb-share-icon