Ky është efektivi i policisë Admir Okaj 49 vjeç që është dhunuar me sende të forta në afërsi të banesës së tij në Zdrale të Shkodrës nga Ormir Gucia.
Policia ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj policit Admir Okaj në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales në Shkodër. Gjatë konfliktit sicc thekson policia është shkrehur në mënyrë të pavullnetshme arma e policit.
“Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.
Vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës Ormir Gucia 47-vjeç pasi dhunoi efektivin Admir Okaj gjatë një konflikti të çastit.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër”, njofton policia.
AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.