Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Saranda News
Please follow and like us: