LEGJENDA E URES SË VANËS – VIDEO

LEGJENDA E URES SË VANËS


Më datë 1 Dhjetor 2017, ujërat e lumit Kalasë, dolën nga shtrati duke gërryer bazamentin e urës së Vanës. Mëngjesin e 2 Dhjetorit, ura u shemb në momentin që mbi të kalonte një furgon pasagjerësh. Fatmirësisht nuk pati viktima.

Si zgjidhje emergjente u gjet mbushja e bazamentin të urës me materiale inerte dhe rindërtimi i urës nga forcat xheniere te ushtrisë.
29 Dhjetor 2017, Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga Deputeti Alket Hyseni dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Rigles Balili “inaguruan” rikonstruksionin e parë të urës së Vanës.

Pavarësisht se kaluan 2 vite, ura e Vanës nuk u rindertua por mbeti mbi bazamentin e inerteve.
Në 5 Nentor 2019 pas shirave te parë ura shëmbet përsëri. Sërisht si zgjidhje gjendet zgjerimi i bazamentit te inerteve, duke shtuar edhe një pjesë betoni por prapë pa zgjidhje përfundimtare.

1 Nentor 2022, rishembet për herë të tretë ura e Vanës ndërsa mbi të kalonte një kamion.

Kryetarja e Bashkisë Delvinë,Majlinda Qilimi, gjatë emisionit Skaner nga Shpresa Dine ne SarandaWeb, foli gjithashtu per Urën e Vanes.

Ajo është shprehur se për këtë problematik kemi vënë në dijeni Emergjencat Civile dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë kryer verifikimet e domosdoshme në terren dhe presim shumë shpejt rindërtimin e Urës së Vanës, urë e cila është jetike për banorët e atij fshati.

LEGJENDA E URES SË VANËS – SARANDA WEB

Please follow and like us:
fb-share-icon