Vrau babain, Gjykata lë në burg autorin, 37-vjeçari nuk pendohet: Ça u bë u bë!

Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen Muhametaj, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe. Autori nuk u mjaftua me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e godet dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend. Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë. 

Pas krimit të rëndë Mariglen Muhametaj është larguar nga banesa, vendi i ngjarjes, duke u strehuar në pyllin e Fratarit, pak km larg shtëpisë. Këtu ka ndenjur deri në orët e para të mëngjesit, ku është gjetur nga forcat e policisë Mallakastër. 

Gjykata e Fierit Fier ka lënë në burg Mariglen Muhametaj, autorin e vrasjes së të atit, Qemal Muhametaj 73 vjeç,   në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

“Çfarë u bë, u bë” – ka thënë autori në sallën e gjyqit. Gjyqtarja Sonila Hoxha ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Andi Pogaçe për “arrest me burg”, për konsumimin e veprës penale të vrasjes.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon