Makina përplas 4-vjeçarin, i mituri transportohet drejt spitalit, shoferi shoqërohet në komisariat

Një i mitur 4-vjeçar është përplasur nga një automjet tip ‘Volksëagen’ pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘5 maj’ ku drejtuesi i mjetit 26-vjeçar, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.

Aktualisht i mituri ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon