Manastiri i Dyzet Shenjtoreve, Sarande – Forty Saints Monastery është një objekt kulti unikal për stilin e ndërtimit. Bazilika dhe manastiri i ‘40 Shenjtorëve’ që ndodhet në majën e kodrës qëndron përballë Kalasë së Lëkurësit.
Manastiri ndodhet vetëm 4 kilometra larg qendrës së Sarandës. Manastiri i Dyzet Shenjtorëve ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të arrestuar kristianë. Ata i përkisnin Legjionit 12-të Rrufeja. Atyre u kishin vënë alternativën: O të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit. Pranë vendit të martirizimit nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë. Kjo ishte në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Por ata refuzuan dhe u dënuan me torture. I detyruan të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive.
Manastiri i Dyzet Shenjtoreve: Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve u përket nga një dhomë e nëndheshme. Në qelitë janë zbuluar piktura murale. Mes pikturave murale edhe ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine.
Manastiri i Dyzet Shenjtoreve duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi. Kjo për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek.19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më past bazilika u braktis. saranda news
PUNUAR NGA Saranda Web