Manastiri i Kremesoves (Shën Mëria e Kremesovës) ndodhet në kodrën përmbi fshatin Piqeras, ku dominon vështrimin nga ishujt e Korfuzit, Kodrat e Kakomesë e malit të Shëndëlliut deri në majën e Llogarasë me gjithë hapësirën ujore të detit Jon që përfshihet në këtë hapësirë.
Manastiri i Kremesoves duket si një kullë vrojtuese përmbi fshat e më tej.
Manastiri i Kremesoves mendohet se është ndërtuar në vitin 1672.
Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë se Britanise se Madhe
FSHATI PIQERAS – PIQERASI
Fshati Piqeras, Piqerasi, shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar, midis detit e malit. Piqerasi është shumë i bukur, me shtëpi të bardha, dykatëshe prej guri, me çati të kuqe. Me dritaret që vështrojnë nga deti, rrethuar me oborre e plantacione të pafundme ullinjsh e agrumesh. Brezaret zbresin valë-valë deri në rërën e detit, ku fshihen plazhet e virgjëra të këtij relievi të pazakontë, e bëjnë këtë fshat shumë atraktiv.
Ndodhet vetëm 28 km nga Saranda, midis Lukovës dhe Borshit dhe pranë plazheve të Bunecit, Lukovës dhe Borshit.
Bajroni e shumë udhëtarë e vizitorë të huaj që “shkelën“ në Piqeras mbeten të mahnitur nga bukuritë e këtij fshati shekullor. Dikur fshati Piqeras, Piqerasi kishte 1200 banorë, ndërsa sot numëron afërsisht 50 të moshuar. Portat e shtëpive në Piqeras në rrugicat me trëndafila janë të mbyllura për shkak të emigrimit që e ka prekur shumë Shqipërinë.
Piqerasi ka qenë fshati më me kulturë i bregdetit, me njerëz të urtë e të mirë. Ata që jetojnë sot në Piqeras, ditën e kalojnë mes kujdesit për trëndafilat dhe të mbjellave të stinës. Në kodrën mbi Piqeras ndodhet Manastiri i Kremensovës.
Mes malit dhe detit, Piqerasi pret dhe percjell turistë e vizitor nga e gjithë bota.