Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha ditën e djeshme në një intervistë, se sugjeronte mbylljen e fundjavave me qëllim uljen e rasteve me koronavirus.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero.
Përmes një interviste në news24, mjeku tha se nuk e mbështet këtë ide dhe se ajo që nevojitet është respektimi i portokolleve dhe mbajtja e maskave.
Pipero pohoi gjithashtu se respketimi i masave dhe përdorimi i maskës do ta ulte të paktën 4 herë numrin e infektimeve brenda dy javësh.
Ai deklaroi:
Unë nuk jam pro mbylljes në fundjavë. Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë. Unë them të respektohen protokollet. Të shmanget frekuentimi i lokaleve të natës. Në bregdet dhe në qytete. Si dhe qytetarë të vendosin maskën. Po të zbatojnë këto qytetarët, nuk ka kthim mbrapa. S’kemi pse mbyllemi. Ja po e mbyllëm iku virusi? Jo. Aty është virusi, me ne