Me 150 doza kanabis gati për t’i shitur, arrestohet i riu, procedohet edhe blerësi 43-vjeçar (EMRI+VIDEO)

Një 31- vjeçar ka rënë në pranga në Patos pasi u kap duke shitur lëndë narkotike, ndërsa nën hetim është vënë dhe një 43-vjeçar, i cili ishte duke blerë një sasi droge teksa blutë e qytetit po kryenin operacionin policor, pas një javë hetimesh.

Mësohet se i riu i arrestuar është Fluger Xhafa dhe ka qenë më parë i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Patos, u gjetën 150 doza kanabis, të cila ishin ndarë, dhe ishin bërë gati për t’u shitu. Po në shtëpi, atij iu gjet një peshore elektronike, e cila përdorje për ndarjen e lëndës narkotike si dhe një sasi parash, e cila është sekuestruar pasi dyshohet se është përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

VIDEO https://youtu.be/jyyhZa57Ai8

Please follow and like us:
fb-share-icon