Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë nga dy prindërit dhe tre vajzat e tyre nga 10 në 16 vjec, u zhvendosën para një viti në periferi të Tiranës për një jetë më të mirë. Prindërit punojnë mesa munden e vajzat shkojnë në shkollë. Por babai i vajzës tregon se një i moshuar i zonës i ngacmon vajzën e vogël 10-vjeçare. Është ky rasti që ka trajtuar të martën emisioni Stop në Tv Klan. Bëhet fjalë për një 77-vjeçar, i cili nga ana tjetër ankohet se e mitura i ka folur pa edukatë, dhe në këtë moment e vogla tregon se si kishte tentuar ta ngacmonte i moshuari.
Vajza tha se 77-vjeçari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur. Madje në një rast burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por kjo e fundit i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar.
“Jam baba i 3 vajzave. Gocën e madhe e kam 16 vjeç, gocën e dytë e kam 12 vjeç dhe gocën e vogël e kam 10 vjeçe. Dhe më ka ndodhur një problem me gocën e vogël. Para 3-4 ditësh e pashë vajzën e vogël që ishte shumë e trembur dhe e frikësuar që goca nuk ishte më ajo e para e qeshur dhe e dashur po ishte gjithmonë e trembur në shtëpi. Dyshova ca kohë dhe e pyeta si e ke hallin. Nuk më tregonte. Dhe para 3-4 ditësh më vijnë gocat te dyqani dhe më thotë babi më ndjek njëri nga mbrapa. Në atë moment e pashë atë personin u fut brenda në dyqan. Më tha mua: Mësoji gocat se i ke të paedukuara. Pse çfarë të ka bërë goca. Më tha që goca të ka ofenduar. I thashë gocës kërkoji falje gjyshit. I tha goca gjyshi më fal. Ai tha nuk dua llafe goje, dua vepra për falje. Goca më tha që ka 4-5 muaj që më ndjek mbrapa. Kur mbaronte shkollën e priste jashtë, e merrte përdore, i blinte mandarina, portokalle dhe e gënjente. E kishte kapur gocën përdore dhe kishte ikur deri afër shtëpisë së tij. Gocën e kishte gënjyer i kishte thënë hajde të të tregoj gjëra të mira te shtëpia. Kur kishte vajtur afër shtëpisë, atje goca kishte parë se ishin ca ferra dhe ishte vend i fshehtë, dhe goca kishte dyshuar që diçka nuk shkonte mirë. U shqetësova shumë, humba dhe kontrollin dhe doja ta godisja, por më kapën gocat. Ai e kuptoi dhe iku. Unë mora në telefon policinë”, tregon babai i vajzës.
Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim, por asgjë nuk ka ndodhur. Të njejtat taktika, 77 vjecari i ka provuar edhe me vajzat e tjera të familjes. Emisioni ”Stop” ka siguruar dëshminë e të miturës dhe motrës së saj të madhe.
“Ky erdhi kot, të futej në muhabet, fliste, s’është se i jepja muhabet. Tregonte për fëmijët e tij, tregonte fotografi për lule që kishte në shtëpi, familjen e vetë, pastaj kaloi të fotografitë e veta që kishte bërë në plazh me vajzat. I thashë që nuk më interesojnë fotografitë e tua dhe nuk i dhashë muhabet, u largua. Motra rrinte shumë e frikësuar, nuk rrinte më në dhomë që flinte më përpara me mua, dilte me prindërit, aty dyshova çfarë kishte ndodhur me motrën sepse ishte shumë e frikësuar. Pastaj kur e ngacmova pas denoncimit tregoi që treguar dhe fotografi”, thotë motra e madhe.
Vajza e vogël 10-vjeçare tregon edhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
E mitura – Klasën e katërt!
Stopi- E mban mend, kur ka ndodhur për herë të parë? Kur të ka takuar për herë të parë?
E mitura- Po! Kam qenë me motrën tek dyqani dhe erdhi më tha, qëëë kam sjellë një hekur. Ia kam sjellë babit, se babin tënd e kam shok të ngushtë…edhe i thamë nuk e dimë, se cili hekur është. Hajde të na i tregosh, që të ta japim. Ky, jo-jo tha,- s’ka problem, se vij e marr kur të jetë babi. Vjen ditën tjetër, na pyet për emrat për origjinën, dhe ne ia tregojmë, se s’e njihnim. Ai na tregon emrin ne, por ne ia harruam…
E mitura- Ai iku, vjen prapë, na tregon fotot e tija në plazh lakuriq…
Stopi- Foto..?! Cfarë foto të tregoi?
E mitura- Lakuriq…po në fillim fare e nisi muhabetin kështu, “sa është ora” dhe i thashë, që ti e di shumë mirë, që unë s’kam telefon dhe ai më tha mua “prit, se e shoh te telefoni im”! E shef orën tek telefoni i tij dhe e con tek fotot tregon vajzën, “ja kjo është vajza ime, që është inxhiniere dhe unë po e shifja…ky fap e con tek fotot e pista. Pastaj unë largohem…
Stopi- Ishin nudo, lakuriq kommplet ato fotot?
E mitura – Po…kishte edhe me mbathje. Dy ishin me mbathje, dy ose nji, pastaj të gjitha ishin lakuriq, pastaj…
Stopi- Si ishin ato foto? A mundesh dot të m’i vizatosh? Të m’i tregosh?
E mitura –Ishte te rëra, kishte shtruar një batanije të vogël, që ishte shtrirë,ai ishte këmbëkryq dhe kështu. Ishte duke i bërë foto vetes..,ishte kështu sic jam unë, po shtrirë ama…dhe i bënte foto vetes. Kudo ,që ikja, që me thoshte mami ose babi “shko më bli një gjë në dyqan”, vija e blija, ai ndodhej gjithmonë mbrapa meje.
Stopi- Sa herë, që dilje nga shtëpia?
E mitura -Sa herë, që dilja nga shtëpia, edhe kur vija tek dyqani i babit, edhe kur blija gjëra, ai ishte mbrapa meje. Se unë sa herë vija në shkollë, më priste aty…
Stopi-Të shoqëronnte deri tek shtëpia?
E mitura – Jo, unë isha me shoqen, ai ishte mbrapa.
E mitura– Po kur dilja nga dritarja e shtëpisë, ai me kokën lart. Përpara se të vinte tek dyqani i babit, nja një javë para, ai më kap mua te dora dhe më thotë: Hajde të të tregoj shtëpinë time, se kam mace, kam kukulla, e kam të bukur dhe të madhe. Edhe unë vazhdoj rrugën me atë, po unë e kuptoj …dhe unë sa afrohem tek shtëpia e tij, ai më shtrëngon dorën dhe unë i shpëtoj atij, edhe iki me vrap. Dhe ai më thotë mua “hajde, hajde, se do të jap macen, se e kam të bukur”!. Unë i shpëtoj nga duart dhe iki me vrap. Unë e kuptova, që ai s’kishte as mace, as lule të bukura, asgjë. Po ikja me vrap, se e dija, që do më bënte diçka të keqe.
E pajisur me kamera të fshehtë, vajza e madhe takon në rrugë të moshuarin 77-vjeçar dhe e pyet përse i ngacmonte motrën.
Motra e të miturës-Motrën time e prisje tek shkolla për ditë. Ti je munduar ta merrje motrën time afër tek shtëpia te shtëpia jote. ..Motra të ka shpëtuar. Jo, jo mos e bëj fare ashtu të lutem!
I moshuari- Kush është motra jote? Si e ka..?
Motra e të miturës –Si s’e njef motrën time?! Ajo e vogla…
I moshuari- Ajo, që më tha idiot? Po ishim tek shtëpia ime, tek shtëpia jote.., ndoshta i kam.., jo ndoshta, po i trokita kështu dhe aty ajo iku…
Motra e të miturës –I trokite…?! Ti e trembe, se aty kam qënë edhe unë në atë moment, ti e ke trembur.
I moshuari-Po mirë qenka trembur gabimisht…
Motra e të miturës –Po jo, ti e trembe edhe nga mbrapa e trembe…
I moshuari –Po tashi nuk edha me qëllim, për ta trembur…
Motra e të miturës –Mos më gënje sy për sy të lutem! Motrës sime i ke treguar foto nudo.
I moshuari-Absolutisht s’është e vërtetë.
Është shumë e vërtetë se ti je.., nuk ke pse ta tregosh fare..,po ti m’i ke treguar mua njëherë.
I moshuari-Nuk kam foto nudo njëherë.
Motra e të miturës – Po tani normale, që i ke fshirë, po si s’ke?!
Motra e të miturës – Ti s’ke? Ti ia ke treguar motrës.
I moshuari-Mirë, n.q.s. keni fakte…
Motra e të miturës – I kam faktet unë, se ti ke ardh tek dyqani.
I moshuari- Po tek dyqani kam ardh. Për kokën time, për kokën e tre fëmijëve, që ke pa edhe atje në fotografi, por jo nudo, por janë fëmijët e mi! Të betohem për fëmijët, që nuk kam ardhur lart në shtëpi!
Motra e të miturës – Po ti ke ardh, se të pamë ne. Nuk ke pse e ndryshon tani..,po nuk ke arsye fare.
I moshuari – Arsye se s’është e vërtetë.
Motra e të miturës – Është e vërtetë shumë, më vjen shumë keq…
Pokurorja e çështjes Miranda Bushi nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e çështjes, duke thënë se nuk ka prova.
Policia- Atë ditë, që zotëria u lëshua, është folur me prokuroren e gatshme dhe ne nuk mund të arrestojmë njerëz pa miratimin e prokurores.
Prokurorja Miranda Bushi- Dhe kjo fëmijë, nuk është një fëmijë që ngacmohet, se kjo është beb…
Babai i vajzës- Po ne kemi dëgjuar, që kanë qenë edhe më të vogla edhe…
Prokurorja Miranda Bushi-Nuk ka lidhje, sepse ajo është…, ajo tregon tamam një beb fare… E kupton qëëë pa prova, se prandaj ta ka ndryshuar edhe policia. Unë, m’i ka tregu fotot,- thotë fëmija,- ndër to ishte një nudo. Vjen tjetri, thotë absolutisht jo! I kam tregu foto, është e vërtetë,- thotë ai,- por fotot kanë qënë me familjen time. Si ta provoj unë këtë? Të shkoj në gjykatë, sepse gjykata më thotë mu, “moj prokurore, i ke mend në kokë ti, që më vjen me këtë dosje pa asnjë provë…?!”
Prokurorja Bushi nuk ka nxjerrë as të dhënat nga celulari i të moshuarit dhe as ka kërkuar që e mitura të shkojë e ta çojë atje ku e kishte drejtuar i moshuari. Këtë të fundit e ka bërë emisioni “Stop”, duke provuar vërtetësinë e thënieve të vajzës./ TV Klan