Një rast i pa precedent ka ndodhur në Shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht, ku mësuesi i gjuhës angleze ka dhunuar disa nxënës në njërën prej klasave. Mësohet se ai më herët ka goditur edhe me shishe uji njërin prej nxënësve gjatë orës së mësimit. Për këtë rast të referuar në drejtorinë e Shkollës është pezulluar Albani Fetolli, mësues pranë kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij.
Pas komunikimit me Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Qarkun e Korçës Znj. Vjola Rota, kjo e fundit theksoi së është në mbështetje të çdo nxënësi dhe se rasti po shqyrtohet në detaj, ndërkohë që ka urdhëruar dhe pezullimin e Fetollit.
Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko-social. Në këto momente qe po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”, tha Rota.
Për detaje shtesë drejtoresha e DAR, tha se mediat duhet t’i drejtohen me kërkesë zyrtare, duke lënë pezull çdo fakt në lidhje me këtë ngjarje.
“Fillonim luanim me mësuesin, bënim mësimin, na goditi disa shokë më bidon, tre nënës. Me shaka e kishte nisur në fillim dhe në fund përfundoi shumë keq. Në klasë të tetë.
Mësues Albani është si tip e qetë, se di ca pati atë ditë. Mund të kishte hequr edhe një gotë. Unë për vetë njoftova prindin. Disa shokë të mi po ashtu që ishin goditur njoftuan prindin. Atë ditë edhe mund të ketë qenë me ndonjë gotë. Një shoqe e goditi në kokë, edhe një shok në kokë. Mua më goditi me faqe me dorë, me të qeshur. Më ngriti në mësim, s’kisha mësuar, filloi me të qeshur hë kështu ti, hë ashtu ti. Në fund ai na goditi.
U zgjidh kjo punë me drejtoreshën, drejtoresha filloi t’i bënte pyetje, ai donte t’ia ngrinte zërin, por drejtoresha i tha nëse i godet edhe njëherë fëmijët do ta bëj publike. Pardje kishim me atë mësues, por na erdhi një mësues i ri. Këtu është, jep tek kjo shkollë, por nuk na jep më neve”, tha nxënësi.