Pas bojkotit të mësimit nga nxënësit e shkollës Adem Sheme në Sarandë, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Ministrja ka theksuar se rasti po verifikohet dhe do të merren masa, edhe pse ka thënë se pretendohet se bëhet fjalë për një pistoletë lodër.
“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja.
Nxënësit e shkollës “Adem Sheme” në Sarandë kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme.
Shkak për këtë bojkot të mësimit nga një pjesë e nxënësve në shkollën “Adem Sheme” është bërë siguria në shkollë.
Sipas prindërve një nxënës 14 vjecar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre. Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjecari ka shkuar në klasën e 6-E. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.
Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kesaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim. Kjo për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mengjesin e sotëm prindrit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje.
Shkolla Adem Sheme është në rikonstruksion e sipër. Dhe nxënësit e saj janë transferuar në shkolla të tjera duke bërë mësim me nxënës më të rritur në moshë.
Bojkotit të mësimit nga fëmijët i janë bashkuar edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa patur siguri.
Flasin prindërit e nxënësve të shkollës “Adem Sheme” Sarandë
Prindi: Kërkojmë nga ana e institucionit, drejtorisë së shkollës që fëmijët tanë të kenë siguri në shkollë. Jo më larg se mbrëmë ka pasur një incident të përsëritur edhe më parë. Ku një fëmijë në klasë paralele me fëmijët tanë, i ngelur disa herë në klasë, është bërë problem në shkollë. Mbrëmë në orën e pestë të mësimit, fëmija i quajtur xxx… Ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë parë si pistoletë. Ia drejtoi mësueses dhe i tha duart lart. I ka mbajtur për një minutë ashtu në tmerr. Mësuesja është lidhur më pas me drejtoreshën.
Mësuesja, nga informacionet që kemi thotë që mos i bëni gjë sepse lodra i ka, s’janë të vërteta. Një javë më parë, i ka kërcënuar fëmijët me thikë. I ka mbajtur 45 minuta të izoluar në klasë. Asnjë nga shkolla nuk ka pyetur për këta fëmijë. Deri diku, fëmijët na i kanë mbajtur dhe të fshehtë.
Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim. Dhe kjo shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mëngjesin e sotëm, prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë për të gjetur zgjidhje. sarandaweb.net